Fëmijët që rrinë më shumë zbathur, kanë strukturë më të shëndetshme të këmbëve

Shëndetësia

Fëmijët që rrinë më shumë zbathur, kanë strukturë më të shëndetshme të këmbëve

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Njerëzit kanë qëndruar për miliona vjet të zbathur në natyrë, përveç në shekujt e fundit që njerëzit kanë filluar të vishen me këpucë.

Megjithatë, një studim i kohëve të fundit tregon se veshja e këpucëve në mesin e djemve të rinj nuk është universale.

Fëmijët dhe adoleshentët gjermanë kalojnë pjesën më të madhe të kohës në këpucë, ndërsa rreth 90 për qind e homologëve të tyre të Afrikës së Jugut rrinë zbathur.

Përveç dallimeve të dukshme të klimës, sigurisht është gjendja më e keqe ekonomike e Afrikës së Jugut, krahasuar me Gjermaninë, që bën që ata të kenë mungesë të këpucëve.

Struktura e këmbëve:

Sipas studimeve, janë përshkruar dallimet në strukturën e këmbës midis atyre që nuk kanë veshur këpucë dhe ata që zakonisht janë në këpucë.

Ata që rriten zbathur kanë këmbë më të gjëra dhe kanë një shpërndarje të barabartë të presionit drejt skajit të jashtë të këmbës dhe anëve të këmbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat