Mbroni kafshët shtëpiake nga zagushia - Bota Sot
Mbroni kafshët shtëpiake nga zagushia

Shëndetësia

Mbroni kafshët shtëpiake nga zagushia

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Këshillat si të mbrojmë edhe kafshët shtëpiake që ashtu si ne vuajnë të nxehtin e këtyre ditëve.

Mes rregullave që duhen ndjekur për të mbrojtur edhe miqtë tanë, ndër më të rëndësishmet janë:

* Mos lini asnjëherë një kafshë të mbyllur në makinë. Në këtë vapë, kafsha mund të vdesë brenda pak kohe, mjaftojnë edhe vetëm 10 minuta.

Sigurohuni që ka kafsha mund të gjejë gjithnjë një vend në hije dhe të ketë ujë të freskët me bollëk

Mos detyroni qentë të mundohen së tepërmi. Këto ditë të nxehta është mirë që të nxirren shëtitje në mëngjes dhe në darkë vonë kur freskon disi.

Mos mbani akuariumin nën rrezet e diellit. Ndërroni ujin rregullisht dhe hiqni algat që formohen.

Mos lini kanarinat në ballkon nën rrezet e diellit.

Kontrolloni rregullisht miqtë tuaj mos kanë parazitë të jashtëm apo vezë mizash.

Mundohuni t’u aplikoni paraprakisht anti-parazitar të përshtatshëm sipas species dhe madhësisë.

Qethni gëzofin e kafshëve. Kjo do t’i ndihmojë kafshët të rregullojnë temperaturën e trupit.

Mbaj tasin e tyre të ujit plot me ujë. Kafshët kanë nevojë për ujë që të rregullojnë temperaturën e trupit. Mbani i ujin në tas të freskët dhe tasin e pastër. Bakteret dhe algat mund të rriten lehtë nga vapa dhe të ndotin ujin.

Mbroni putrat nga nxehtësia e sipërfaqes duke përdorur zorrë uji në zona të caktuara. Në kohë të nxehta mund të digjen shumë lehtë këmbët dhe kjo është shumë e dhimbshme për kafshët tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...