Pijet që duhet t’i konsumoni në pushim - Bota Sot
Pijet që duhet t’i konsumoni në pushim

Shëndetësia

Pijet që duhet t’i konsumoni në pushim

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Kur jemi me pushime i lejojmë vetes edhe pije si ato alkoolike të cilat në qoftë se konsumohen me tepricë ndikojnë negativisht në dietën tonë.

Uji është pija kryesore e cila duhet të jetë pjesë e ditëve të nxehta. Përsa i përket pijeve alkoolike apo pijet e përpunuara duhet të kemi kujdes me masën e konsumimit të tyre.

Kur jemi me pushime konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike çon në dehidratimin e trupit. Zgjedhja më e mirë e pijeve alkoolike është birra dhe vera.

Një këshillë për personat që nuk e shijojnë ujin dhe nuk e konsumojnë shumë atë është që të shtojnë tek ai pak qitro, limon, portokall apo dhe shije të tjera në mënyrë që konsumi i ujit të jetë në masën e duhur në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat