'Bakteri i rrezikshme shumohet në oris', mjekët paralajmërojnë - Bota Sot
'Bakteri i rrezikshme shumohet në oris', mjekët paralajmërojnë

Shëndetësia

'Bakteri i rrezikshme shumohet në oris', mjekët paralajmërojnë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 16:12
Tritan Kalo

Një pilaf i ndenjur mund të jetë shumë më tepër helmues se çdo ushqim tjetër i gatuar që nuk ruhet sipas protokolleve të sigurisë ushqimore.

Për mjekun e njohur infeksionist prof. Ass. Tritan Kalo orizi i gatuar që lihet gjatë në temperaturën e ambientit ose që ringrohet disa hera mund të çojë edhe në vdekje pasi brenda tij rritet me shpejtësi një bakter i rrezikshëm që është shkaktar i shumë viktimave në Kinë.

Videot e shumta të hedhura në internet nga klinika prestigjioze në botë përforcojnë atë çka thotë mjeku shqiptar.

Por rreziku nga ushqimet e ndenjura sipas doktor Kalos nuk vlen vetëm për orizin, duke kujtuar se si disa ditë më parë në një dasmë u helmuan 40 dasmorë.
Mjeku thotë se pika më e dobët në mosruajtjen e higjienës më elementare ushqimore janë tregtarët ambulant që shesin ushqime të çastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...