Bullizmi nis që në kopësht

Shëndetësia

Bullizmi nis që në kopësht

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Bullizmi është një fenomen i cili nis që në kopesht. Instituti i Shëndetit Publik thotë në një raport të fundit se 14% e fëmijëve që frekuentojne kopshtet janë të prekur nga ky fenomen.

Por reagimi i viktimave ndaj bullizmit nuk është i njëjtë.

Raporti ka nxjerrë në pah se 6% e fëmijëve nuk reagojnë përgjatë kohës që i viktimizojnë, ndërsa 8% e tyre janë impulsiv dhe përdorin dhunën  fizike ndaj personit që i ngacmon.

Sipas specialistëve, impulsiviteti i këtyre fëmijëve përdoret shpesh nga bashkëmoshatarët të cilët duan të provokojnë shpërthimin e tyre.

Afërsisht gjysma e fëmijëve në kopësht nuk janë prekur kurrë nga fenomeni i bullizmit, por ata ndihen të zemëruar apo të trishtuar kur janë dëshmitarë të tij dhe ndonjëherë përpiqen të ndihmojnë viktimat.

Psikologët thonë se fëmijët që janë viktima të bullizmit shfaqin probleme si  stres, dhimbje koke, frikë për të shkuar në kopësht, simptoma depresive  dhe refuzimin nga moshatarët, çka mund të ketë pasoja gjatë jetës adulte.

Për të luftuar bullizmin, ekspertët kërkojnë së pari qe edukatoret të mesojnë të dallojnë bullizmin nga konfliktet tipike të çastit mes fëmijëve dhe të ndërhyjnë në kohë për ta ndaluar.

Prindërve u kërkohet të dallojnë simptomat duke dëgjuar fëmijët kur flasin për ditë jo të mira në kopësht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat