Pirja e duhanit dëmton flokët - Bota Sot
Pirja e duhanit dëmton flokët

Shëndetësia

Pirja e duhanit dëmton flokët

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 06:37
Ilustrim

Ekspertët pohojnë që kimikalet të cilat mund t’i gjeni në përbërjen e cigareve janë aq të dëmshme sa që dëmtojnë fijet e flokulave.

Konsumimi i duhanit ngushton enët e gjakut dhe pengon qarkullimin, për ç’arsye fijet e flokëve nuk mund ta marrin sasinë e nevojshme të materieve ushqyese, çka shkakton plakjen e parakohshme të folikulave.

Duhanpirësit kanë 50 për qind rrezik më të lartë nga rrallimi i parakohshëm i fijeve të flokut, por edhe nga humbja e flokut. Pirja e duhanit përshpejton dobësimin e fijeve, por edhe humbjen e flokut.

Pasi që pirja e duhanit shkakton plakje të parakohshme, por dhe humbjen e flokëve, ekspertët besojnë që shkakton edhe shfaqjen e parakohshme të thinjave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...