Si të shmangni dhimbjet e kokës në pesë mënyra

Shëndetësia

Si të shmangni dhimbjet e kokës në pesë mënyra

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:47
Ilustrim

Temperaturat e larta mund të shkaktojnë dhimbje koke të fuqishme. Drita e fortë e Diellit e irriton nervin e trurit, gjë e cila shkakton dhimbje koke, por gjithashtu mund të shkaktojë migrenë.

Për këtë arsye rekomandohet bartja e syzeve të diellit dhe të përdorni kapelë për të mbrojtur enët e gjakut dhe nervat.

Pini ujë 

Kur djersitemi, trupi ynë humbet lëngjet dhe mineralet e rëndësishme. Rritet rrjedhja e gjakut në lëkurë dhe zvogëlohet presioni i gjakut, duke shkaktuar dhimbje koke te disa njerëz. Gjithashtu, kur është  nxehtë, rekomandohet të pini të paktën një litër ujë më shumë se zakonisht, shkopinj të njelmët që ndihmojnë në kompensimin e mineraleve të shpenzuara.

Adaptohuni ndaj temperaturës

Dallimi i madh në temperaturën midis dhomës me klimë dhe hapësirës jashtë është një shkas i mundshëm për dhimbje koke. Nëse dallimi është më shumë se pesë gradë, rekomandohet që të vishni një rrobë të hollë për t'ju mbajtur të ngrohtë derisa trupi juaj të jetë aklimatizuar në temperatura të ulëta.

Më pak parfume dhe aroma

Parfumet hetohen më lehtë kur është nxehtë, kështu që njerëzit që vuajnë nga migrena do të jenë më të ndjeshëm ndaj tij. Mbani në mend dhe zgjidhni parfume pa erë.

Pini ngadalë pije të ftohta

Diçka shumë e ftohtë në gojën tuaj mund të jetë e merituar për të ashtuquajturën "ngrirja e trurit" ose dhimbje koke. Për këtë arsye, ushqimet dhe pijet e ftohta duhet konsumuar më ngadalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat