Shtëpitë e ftohta ndikojnë në tensionin e lartë të gjakut

Shëndetësia

Shtëpitë e ftohta ndikojnë në tensionin e lartë të gjakut

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:24
Ilustrim

Jetesa në shtëpi të ftohtë mund të ndikojë që ju të vuani nga tensioni i lartë i gjakut, sugjerojnë studimet e reja.

Një studim tregon se pothuajse 4,700 njerëz në shtëpitë e tyre kanë gjetur se ulja e temperaturës ka ndikuar në ngritjen e tensionit të tyre të gjakut.

Shkencëtarët besojnë se ngritja e termostatit mund të ndihmojë miliona pacientë që të menaxhojnë hipertensionin e tyre – term mjekësor për tensionin e lartë të gjakut.

Kolegji universitar në Londër ishte në pamundësi të identifikojë pohimet, por shkencëtarët sugjerojnë se mbajtja e temperaturës minimale prej 21 gradë Celsius rekomandohet për shëndetin e përgjithshëm.

Infermieret bënë leximet e presionit të gjakut nga 4,659 pjesëmarrës në shtëpitë e tyre, së bashku me regjistrimin e temperaturës. Ato zbuluan një lidhje të rëndësishme statistikore midis temperaturës së brendshme dhe presionit të gjakut të një personi.

Për çdo rënie të temperaturës, kishte një ngritje të vogël në presionin e gjakut, zbuloi Stephen Jivraj dhe kolegët e tij.

Studimi i ri zbuloi se çdo rënie prej 1°C në temperaturën e brendshme ishte e lidhur me ngritjen e 0.48mmHg në sistolik dhe 0.45mmHg në presionin e gjakut diastolik.

Sondazhi mesatar sistolik dhe diastolik ishin 126.64mmHg dhe 74.52mmHg, për njerëzit në shtëpitë më të ftohta që ishin pjesë e studimit. Kjo u krahasua me 121.12mmHg dhe 70.51mmHg, respektivisht, në shtëpitë më të ngrohta.

"Hulumtimi ynë ka ndihmuar për të shpjeguar shkallët më të larta të hipertensionit, si dhe rritjen e mundshme të vdekjeve nga sulmi në tru dhe sëmundje të zemrës në dimër. Midis ndryshimeve të tjera të dietës dhe stilit të jetesës, njerëzit mund të bëjnë për të zvogëluar presionin e gjakut dhe gjetjet tona sugjerojnë që shtëpitë pak më të ngrohta gjithashtu të jenë të dobishme", tha Jivraj.

Gjatë periudhave të motit veçanërisht të ftohtë, zyrtarët lëshojnë paralajmërime për njerëzit, shëndeti i të cilëve është veçanërisht në rrezik, duke përfshirë edhe njerëzit e moshuar.

Sipas këshillave zyrtare, njerëzit duhet t’i ngrohin shtëpitë e tyre në të paktën 18 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat