Nuk do e shpëlani më kurrë WC me kapak hapur, kur të mësoni se nga çfarë rrezikoheni

Shëndetësia

Nuk do e shpëlani më kurrë WC me kapak hapur, kur të mësoni se nga çfarë rrezikoheni

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:56
Ilustrim

Tualeti, timoni i makinës,veglat e palestrës etj janë cilësuar nga ekspertët e shëndetit public si vendet me përqëndrimin të lartë të baktereve! Por nëse jo të gjithë shkojnë në palestër, kanë një makinë, e sigurtë që tualetin e përdorin të paktën disa herë në ditë ! 

Ndonëse ju mund ta mbani pastër tualetin, ta lani disa herë në javë me detergjentë të ndryshëm, një gabim pas përdorimit të tualetit, rrit rrezikun e infektiomit nga bakteret e ndryshme.

Sipas Philip Tierno, një mikrobiolog në Universitetin e Nju Jorkut sa herë që shpëlahet tualet, bakteret spërkaten në ajër dhe “ngjiten” pas çdo objekti deri në 4.5 metra. Kjo falë fuqisë së krijuar nga rrjedhja e ujit me presion. 
Bakteret dhe mikroorganizmat e fekaleve të mbetura në WC mund të kërcejnë në ajër dhe të mbijetojnë në sipërfaqe të ndryshme, madje edhe tek furça e dhëmbëve për katër deri në gjashtë orë. 
Hulumtimet kanë treguar se një pakujdesi e vetme mund të rrisë rrezikun e infektimit nga këto baktere. Mënyra më e lehtë për të frenuar këtë përhapjen e këtyre mikroorganizmave kaq të dëmshëm është të ulësh kapakun e WC kur shtypni sifonin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat