E thotë shkenca: Escherichia Coli ju ndihmon në parandalimin e anemisë

Shëndetësia

E thotë shkenca: Escherichia Coli ju ndihmon në parandalimin e anemisë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:18
Ilustrim

Eksperimentet e realizuara së fundmi tregojnë se mund të ketë një përfitim nga bakteri vdekjeprurës Escherichia Coli.

Kjo baktere mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë.

Profesori Min Han nga Universiteti Boulder në Kolorado ka deklarua se gjatë viteve të fundit shkencëtaret çdo herë e më shumë po kuptojnë se mikroorganizmat në traktin gastrik janë të mira për njeriun.

“Ky është vetëm fillimi dhe ende duhet të kuptohet se cilat janë saktësisht përfitimet e baktereve. Të gjeturat e fundit tregojnë një rol të rëndësishëm të bakteres Escherichia Coli, e që është t’i ndihmojë qelizat të absorbojnë hekurin”.

Anemia ndodhë kur ka numër të ulët të qelizave të kuqe në gjak, apo koncentrim të hemoglobinës.

Forma më e shpeshtë e kësaj sëmundje është mungesa e hekurit, kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur që të mbajë funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.

Studimi i ri tregon që Escherichia Coli, që më së shumti njihet për shkaktimin e helmimit me ushqim, është vital për shëndetin në prodhimin e përbërësit që ndihmon qelizat të absorbojnë hekurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat