Gjumi jo i rregullt ndikon në shtimin e peshës

Shëndetësia

Gjumi jo i rregullt ndikon në shtimin e peshës

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:09
Ilustrim

Studimet tregojnë se gjumi jo kualitativ ndryshon metabolizmin dhe rrit aftësinë e trupit për të ruajtur yndyrën.

Mungesa e gjumit ka qenë prej kohësh e lidhur me mbipeshën dhe diabetin, por gjetjet e fundit japin provën më bindëse se fjetja jo e mirë ndikon në rritjen e rrezikut për një sërë problemesh shëndetësore nga sëmundjet e zemrës.

“Gjumi nuk është vetëm për të kursyer energji, ka kaq shumë funksione,” ka thënë Jonathan Cedernaes, studiues në universitetin Uppsala në Suedi.

Ata që flenë më pak kanë më shumë kohë për të ngrënë, mund të jenë shumë të lodhur për t’u ushtruar dhe të kenë më pak vetëkontroll kur bëhet fjalë për t’i rezistuar ushqimeve të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat