Njerëzit me rrudha në ballë, të rriskuar nga sëmundjet - Bota Sot
Njerëzit me rrudha në ballë, të rriskuar nga sëmundjet

Shëndetësia

Njerëzit me rrudha në ballë, të rriskuar nga sëmundjet

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:28
Ilustrim

Njerëzit me rrudha të theksuara në ballë, janë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet. Këtë e thotë një studim i fundit, ku me gjasë, ky grup mund të ketë një rrezik më të lartë që të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare.

Yolande Esquirol, një profesor i asociuar në Qendrën Universitare de Toulouse, ka thënë se ata me “rrudha të shumta, të thella”, mund të kenë 10 herë më shumë gjasa të humbasin jetën nga një gjendje kardiovaskulare. Ai analizoi një grup prej 3.200 të rriturve gjatë dy dekadave, të cilët ishin të gjithë të shëndetshëm dhe ishin në moshë 32, 42, 52 dhe 62 në fillim. Esquirol është shprehur se: “Sa më i lartë të jetë rezultati i rrudhave, aq më shumë rreziku juaj i vdekshmërisë kardiovaskulare rritet”.

Teoria në fjalë thotë se e gjitha kjo mund të ketë të bëjë me forcimin e arterieve të trupit, për shkak të krijimit të pllakave. Për shkak se enët e gjakut në ballë janë kaq të vogla, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj rrudhave të tilla, që do të thotë se mund të ketë një shenjë të hershme të plakjes së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...