Zemra mplaket shpejt nëse nuk flini mjaftueshëm

Shëndetësia

Zemra mplaket shpejt nëse nuk flini mjaftueshëm

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:26
Ilustrim

Një studim i gjerë amerikan zbuloi se njerëzit që flenë shtatë orë kanë një zemër më të re se mosha biologjike prej 3.7 vjetësh dhe ata që flenë gjashtë ose tetë orë kanë një zemër 4.5- vjeç më të vjetër sesa do të duhej të ishte.

Rreziku më i madh është te ata që flenë më pak se pesë orë, pasi zemra e tyre është më e vjetër se mosha biologjike për pesë vjet.

“Periudhat e gjata me gjumë të pamjaftueshëm kanë efekte negative në shumë sisteme të trupit, duke përfshirë edhe atë kardiovaskular. Analiza ka treguar një lidhje të rëndësishme midis kohëzgjatjes së gjumit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës, siç janë presioni i lartë i gjakut, diabeti, kolesteroli i lartë dhe trashja”, tha autori i studimit Quanhe Yang, shkencëtar në Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta.

Mosha e zemrës definohet si vjetërsi e parashikuar e sistemit kardiovaskular të një personi bazuar në faktorët e rrezikut. Ajo ka hyrë në shkencë në vitin 2008.

“Dallimi në mes të moshës së vlerësuar të zemrës dhe viteve biologjike të një personi quhet  "tejkalim i viteve të zemrës” dhe aq më e madhe që të jetë, aq më i madh është rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës”, tha Yang.

Për shembull, nëse një 40-vjeçar, bazuar në faktorët e tij të rrezikut, ka një moshë të llogaritur të zemrës prej 44-vjeç, tejkalimi i moshës së zemrës së tij është katër vjet.

 “Kjo do të thotë se zemra e tij është katër vjet më e vjetër sesa duhet. Koncepti i "viteve të zemrës" na ndihmon për të lehtësuar rrezikun për sëmundjet e zemrës”, shpjegon Yang.

Yang dhe kolegët e tij analizuan të dhënat e 12,755 personave të moshës 30-74 vjeç në periudhën nga viti 2007 deri 2014 dhe pas një periudhe të gjumit ndau në pesë grupe. Rreth 13 për qind e tyre flinin pesë orë ose më pak, 24 për qind gjashtë orë, 31 për qind shtatë orë, 26 për qind kishin tetë orë gjumë dhe pesë për qind flinin nëntë orë ose më shumë.

Llogaritjet e moshës së zemrës u morën në konsideratë dhe faktorët e tjerë të rrezikut.

“Gjumi shumë i shkurtër ose i gjatë është i lidhur me rritjen e rrezikut. Rreziku më i vogël është nëse flenë shtatë orë”, tha Yang për Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat