Doni të jetoni më gjatë? Ngrini pesha

Shëndetësia

Doni të jetoni më gjatë? Ngrini pesha

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 17:43
Ilustrim

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm mbase duhet të konsideroni ngritjen e peshave, pasi personat të cilët kanë muskuj më të fortë kanë gjasa të jetojnë më gjatë se moshatarët e tyre sipas një studimi të kryer në Universitetin e Michigan. Studiuesit thonë se nuk është kurrë vonë për të ndërtuar muskujt tuaj dhe sidomos kjo për njerëzit e moshuar është shumë e rëndësishme. Mos u shqetësoni për ndërtimin e muskujve pasi autorët e studimit kanë zbuluar se është fuqia e muskujve jo masa e tyre që bën ndryshimin.

Sigurisht që nuk mund të bëjmë dot gjë për ta parandaluar plakjen ama mund të bëjmë diçka për të qëndruar të shëndetshëm. Ne e dimë tashmë se dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik reduktojnë ndjeshëm efektet e plakjes dhe sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kancerit, por studimi më I fundit tregon se ne duhet të fokusohemi te ngritja e peshave pasi na ndihmon që më vonë në jetë të jetojmë më gjatë pavarësisht moshës. Është shumë e rëndësishme që duart tona të jenë shumë të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat