Njerëzit me muskuj të fortë jetojnë më gjatë

Shëndetësia

Njerëzit me muskuj të fortë jetojnë më gjatë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 14:40
Ilustrim

Padiskutim që vrapi i mëngjesit dhe aktiviteti fizik i bëjnë mjaft mirë trupit. Por kërkuesit tashmë kanë konkretizuar atë që shpesh theksohet nga trajnerët, se forcimi i muskujve rrit jetëgjatësinë.

Kërkuesit janë të mendimit se asnjëherë nuk është vonë për të filluar stërvitjen, për ndërtimin e muskujve. Po kështu ata kanë zbuluar se forca e muskujve, jo masa, ndikon në jetëgjatësi.

Nuk ka asgjë që mund të ndalojë plakjen, por muskujt e fortë mund të reduktojnë ndjeshëm efektet e moshës. Studimi në fjalë doli në konkluzionet se njerëzit që kanë muskuj të dobët, kanë 50 % më shumë gjasa të vdesin më herët, sesa individët që stërviten dhe kanë muskuj të fortë.

Sipas Dr. Michael Duchowny që kryeson studimin, pjesa më e rëndësishme e trupit të cilat duhet të jenë të forta, janë duart. Nuk ka shumë programe stërvitore vetëm për duart, por duart janë çelësi për çdo funksion të jetesës së pavarur: banja, veshja, pastrimi, gatimi, madje edhe prekja e objekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat