Sa orë gjumë ju duhen bazuar në moshën që keni?

Shëndetësia

Sa orë gjumë ju duhen bazuar në moshën që keni?

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 07:33
Ilustrim

Duke fjetur mjaftueshëm çdo natë ju i siguroni vetës shëndet të plotë. Deri më tani në gjithë botën 40% e të rriturve vuajnë nga pagjumësia.

Qendra e kontrollit të sëmundjeve e ka quajtur mungesën e gjumit një epidemi që po pushton njerëzit kudo nëpër botë.

Është shumë e rëndësishme që ta bëjmë gjumin një prioritet në jetën tonë.

Tani do të mësoni se sa duhet të flini bazuar në moshën që keni. Rekomandimet janë dhënë nga Fondacioni Ndërkombëtarë i Gjumit.

Mosha 0 deri në 3 muaj: 14-17 orë gjumë

Mosha 4 deri në 11 muaj:12-15 orë gjumë

Mosha 1 deri në 2 vjet: 11-14 orë gjumë

Mosha 3 deri në 5 vjet: 10 deri në 13 orë gjumë

Mosha 6 deri në 13 vjet: 10 deri në 13 orë gjumë

Mosha 17 deri në 17 vjet: 8 deri në 10 orë gjumë

Mosha 18 deri n 25 vjet: 7-9 orë gjumë

Mosha 26 deri në 64 vjet: 7 deri në 9 orë gjumë

Mosha 65 e tutje:7 deri në 8 orë gjumë

Shumë prej nesh flemë më pak se orët e rekomanduara, por duke e privuar vetën nga gjumi ne i shkaktojmë vetës shumë telashe shëndetësore.

Probleme me peshën, imunitet i dobët, tension i lartë i gjakut, memorie e dobësuar, probleme me zemër, dhe rrezik për prekje nga sëmundjet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat