Si ndikojnë çrregullimet e tiroides në aftësinë e gruas për të mbetur shtatzënë

Shëndetësia

Si ndikojnë çrregullimet e tiroides në aftësinë e gruas për të mbetur shtatzënë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 21:20
Ilustrim

Nëse për më shumë se një vit përpiqeni të ngjizni një fëmijë, por përkjet kanë dështuar, duhet të bëni një kontroll shëndetësor për të parë nëse gjendra e tiroides funksionit si duhet ! 

Shumë gra nuk e dinë se funksionimi normal i tiroides ka një rol të rëndësishëm përsa i përket fertilitetit të gruas.. Hormonet që lirohen nga kjo gjendër monitorojnë shumë procese metabolike, një ndër to dhe aftësia e femrës për të mbajtur një shtatzëni. 

Cilido qoftë problemi hypotiroidizmi apo hipertiroidizmi të dyja çrregullimet pengojnë një shtatzëni të shëndetshme. 
Shkaktarët e çrregullimeve të lartëpërmendura: 
• Ekspozimi constant ndaj niveleve të larta të stresit
• Dietë ushqimore e varfër që nuk plotëson nevojat e organzimit për minerale, vitamina apo lëndë ushqyese
• Çrregullimet e imunitetit
• Nivelet e tepërta të estrogjenit dhe prolaktinës në trup

Vështirësi për të humbur peshë, rënie ekstreme e flokëve, lodhje kronike, dhimbje të muskujve, depresion, libido e zvogëluar, cikle të parregullta menstruale janë disa nga simptomat fizike dhe psikologjike të tiroidit që funksionon nën nivelin normal, që quhet hipotiroidizëm.

Ndërkaq, humbje e papritur dhe e shpejtë e peshës, flokë të brishta, djersitje e tepërt, ankth, rrahje të shpejta të zemrës, ndryshim në ciklet menstruale, apetit i shtuar dhe gjëndër e zmadhuar e tiroidit janë disa nga simptomat e tiroidit që funksionin më tepër se normalisht, që quhet hipertidoidizëm.
Si ndikon gjendra e tiroides në fertilitetin e gruas: 
- Çrregullon ciklin menstrual 
- Shkakton probleme të implantimit të vezës së fertilizuar, për shkak të ciklit të hershëm
- Ul temperaturen trupore, gje që nuk mundëson zhvillimin e embrionit.
- Rrisin nivelin e prolaktinës, duke mos bërë të mundur ovulimin.
*Për ta përmirësuar funksionimin e tiroidit rekomandohet të ushqeheni shëndetshëm, në veçanti me ushqime që përmbajnë zink, l-tyrosinë, selen, omega-3, dhe vitaminat B, C, E dhe A. Mos hani sasi të tepërta të ushqimit që përmban shumë kripë pasi që ka efekt negativ në gjëndrën e tiroidit. Nëse keni nivele të çrregullta të tiroidit dhe planifikoni të mbeteni shtatzënë apo jeni shtatzënë, atëherë konsultohuni me gjinekologun tuaj i cili ju udhëzon medikamente për ta menaxhuar nivelin e tiroidit. Medikamentet janë shumë të rëndësishme, përndryshe ka rrezik nga komplikimet apo aborti nëse mbeteni shtatzënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat