Lëngu më i mirë i shtatorit; pse kemi zgjedhur brokolin?

Shëndetësia

Lëngu më i mirë i shtatorit; pse kemi zgjedhur brokolin?

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 06:49
Ilustrim

Ata që nuk pëlqejnë perimet e kanë një zgjidhje, mund t’i shtrydhin! Me pak maskime, mund t’i pinë edhe fëmijët. Për lëngun e shtatorit kemi zgjedhur brokolin sepse është një perim i pasur me kripëra minerale si fosfori, potasi, kalciumi, hekuri e vitamina si C, B1 dhe B2.

Përvec tyre, brokoli përmban sulforafan, një substancë që parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene si dhe pengon dëmtimin e qelizave. Duke qenë të pasura me fibra, brokolit janë të këshillueshëm të përdoren rreth 3-4 apo më shumë herë në javë por nëse janë fibrat ato që ju nevojiten më tepër, nuk duhet t’i shtrydhni por t’i hani në sallatë.

Për të gjithë ata që vuajnë nga asma, të zgjedhin brokolin!

Receta e lëngunt të brokolit:
Për të përgatitur lëngun pastrues shtrydhni brokolin bashkë me dy portokaj, gjysmë limoni dhe një finok. Lëngun duhet ta pini menjëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat