Zbulohet në tru çelësi i guximit

Shëndetësia

Zbulohet në tru çelësi i guximit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 23:07
Ilustrim

Zbulohet në tru çelësi i guximit. Ai është i fshehur në një grup qelizash nervore që quhen “Olm” dhe që ndodhen në hipokamp, zona që ruan kujtimet.

Në fakt, janë këto qeliza që e bëjnë më të lehtë të përballesh me detyra të rrezikshme dhe në të njëjtën kohë reduktojnë edhe ankthin.

Këto të dhëna kanë dalë nga një studim i publikuar në revistën “Nature Communications” nga një grup i Universitetit suedez të Upsalas, të drejtuar nga Klas Kullander dhe në bashkëpunim me Universitetin brazilian të Rio Grandes të Veriut.

Autorët kanë treguar tek minjtë se këto qeliza stimulohen kur kafsha gjendet pranë një grabitqari, si një mace të cilës i ndjen aromën, ndonëse gjendet i strehuar në një vend të sigurt.

Megjithatë, mekanizmat nervorë që rregullojnë funksionimin e qarqeve të guximit tek të cilat janë të përfshira qelizat “Olm” mbeten të panjohura.

Sipas Richardson Leao, i universitetit brazilian, një prej autorëve të këtij studimi, “qelizat Olm janë të ndjeshme ndaj nikotinës. Kjo është arsyeja përse disa persona, përballë gjendjeve të ankthit, ndjejnë nevojën për të pirë duhan”.

Ky studim tregon se hipokampi nuk është i përfshirë vetëm në proceset e memorizimit, por edhe të rregullimit të emocioneve.

Sipas autorëve, kuptimi i këtyre mekanizmave në të ardhmen mund të ndihmojë në kontrollimin e gjendjeve të ankthit patologjik të lidhura për shembull me depresionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat