Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vaginale

Shëndetësia

Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vaginale

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 00:01
Ilustrim

Keni vënë re kruarje të tmerrshme “atje poshtë”? Ja se çfarë mund të jenë arsyet…

Duhet pranuar faktin se nuk është edhe aq lehtë të përballoni kruarjen e pakëndshme ne vagine. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë frustrohemi nga kjo gjendje, e cila shpesh herë paraqitet papritmas dhe pa ndnjë arsye!

Ky udhëzues shëndetësor do të ju ndihmojë të zbuloni se cili mund të jetë problem juaj. Natyrisht, opsioni më i mirë është vizita në gjinekolog, sidomos nëse kruarja është e vazhdueshme.

Vaginoza bakteriale

Vaginoza bakteriale është arsyeja më e zakonshme e kruarjes së bezdisshme. Kjo ndodhë për shkak të çrregullimeve në përbërjen e florës vaginale, ku rritet edhe përqindja e bakterieve. Ky çrregullim është më i zakonshëm tek femrat që janë në moshën riprodhuese.

Vaginoza bakteriale nuk i përket sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por ndërrimi i shpeshtë i partnerëve dhe seksi i pambrojtur, mund të çojë në zhvillimin e saj të shpejtë.

Në paraqitjen e vaginozës bakteriale, ndonjëherë mund të ndikojnë rastet e mëposhtme:

– Përdorimi i tepruar i antibiotikëve

– Përdorimi i gjatë i tamponeve higjienik

– Përdorimi i diafragmës

– Ndërrimi i shpeshtë i partnerëve

Simptoma më e zakonshme e vaginozës bakteriale është sekretim i madh me aromë të pakëndshme, e cila mund të paraqitet pas aktit seksual, kruarje dhe skuqje.

Vaginoza bakteriale mund të trajtohet me antibiotikë të përshkruar nga gjinekologu.

Infeksionet kërpudhore

Njëlloj sikur vaginoza bakteriale, edhe infeksionet fungale ndodhin si pasojë e çrregullimeve të florës vaginale ku edhe rritet përqindja e bakterieve. Mund të paraqitet edhe si rezultat i marrjes së antibiotikëve, marrëdhënieve seksuale, stresi apo dieta…përveç kruarjes është e zakonshëm edhe sekrecioni i bardhë dhe i trashë. Për ta trajtuar këtë gjendje, kontaktoni gjinekologun i cili me shumë gjasa ju përshkruan vaginaleta. Mos u shqetësoni sepse infeksionet fungale janë shumë normale që të paraqiten, por edhe trajtohen lehtë.

Ekzemë ose psoriazë

Këto çrregullime gjenetike të lëkurës mund të shkaktojnë kruarje në zonën vaginale. Hidrokortizoni mund të ndihmojë në qetësimin e irritimit, por sërish është më mirë të konsultoheni me një gjinekolog nëse keni problem me këtë lloj sëmundje të lëkurës.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme Gonorea, klamidia, herpesi, sifilizi janë vetëm disa nga sëmundjet që mund të merrni. Nëse keni marrëdhënie të paqëndrueshme dhe seks të pambrojtur duhet të vizitoni gjnekologun tuaj që me anë të supozitorëve dhe antibiotikëve të lehtësojë kruarjen.

Hormonet

Kur niveli i hormoneve çrregullohet si pasojë e ciklit, shtatzënisë, menopauzës apo kontraceptivëve, ju mund të keni kruarje të pakëndshme “atje poshtë”. Thatësia vaginale është një tjetër tregues për probleme hormonale.

Është mirë të vizitoni gjinekologun, ose të kërkoni të bëni testet hormonale që të vërtetohuni se prej hormoneve vjen problemi. Në raste të tilla, mjeku mund të ju përshkruajë pilula ose krem hormonal për lehtësimin e kruarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat