Vaji i farave të kungullit: ilaçi i çmuar që mbron zemrën, lufton depresionin dhe prostatën e zmadhuar

Shëndetësia

Vaji i farave të kungullit: ilaçi i çmuar që mbron zemrën, lufton depresionin dhe prostatën e zmadhuar

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 15:38
Ilustrim

Edhe pse dielli i këtyre ditëve na ka bërë të mendojmë që vera mund të zgjasë edhe ca, shumë shpejt poi afrohemi vjeshtës e bashkë me të edhe superushqimeve të saj, mes syresh edhe farat e kungullit. Këto fara, janë një depo e vërtetë vlerash ushqyese që duhen marrë në çdo moment, megjithatë në artikullin e sotëm do të ndalemi tek një mrekulli e vogël e natyrës, që ndoshta për shumëkënd është e panjohur: vaji i farave të kungullit.

Vaji i farave të kungullit është i famshëm për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shëndetit të kockave, parandalimin e depresionit dhe është një ndër mjetet më efektive në trajtimin e prostatës së zmadhuar I pasur me acide yndyrore Omega-3, hekur, magnez dhe zink, vitamina A, B1, B2, B6, C, D, E dhe K, si dhe aminoacide, si triptofani, ky vaj është me të vërtetë i çmuar për organizmin. Ai është gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave natyrore.

Mjafton vetëm një gjysmë luge çaji në ditë për të përfituar 5gr fibra, këto të fundit përmirësojnë tretjen dhe shëndetin gastrointestinal .
Vaji i farave të kungullit përgatitet në një mënyrë mjaft tradicionale. Farat veçohen me dorë nga kungulli dhe pastrohen me ujë të freskët. Më pas piqen ngadalë në 70°C. Duhen farat e rreth 30-50 kungujve për të përftuar 1 litër vaj. Vaji është me ngjyrë të errët që vjen nga sasia e lartë e klorofilit dhe karotenit që gjendet në fara. Por cilat janë përfitimet e tij:

Përmirëson shikimin: Kemi dëgjuar mitin se konsumimi i karotave ju ndihmon të shihni në errësirë por, a vlen e njëjta gjë edhe për vajin kungullit? Ky vaj është i pasur me beta-karoten, që trupi e konverton në vitaminë A dhe më pas e zbërthen në retinol. Duke u siguruar syve retinol, parandalohet sëmundjet degjeneratrive të syrit.

Mban zemrën të shëndetshme: Antioksidantët tek vaji i kungullit mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut, si dhe mbajnë nën kontroll nivelet e larta të kolesterolit, thonë ekspertët. 
Forcon sistemin imunitar: Falë vitaminës A dhe C, vaji i kungullit mund të jetë një mënyrë e mirë për të luftuar viruset e dimrit. Të dyja këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat