Gjashtë frazat që nuk duhet t'ia thoni kurrë dikujt që vuan nga depresioni/ Më shumë prishni punë sesa rregulloni

Shëndetësia

Gjashtë frazat që nuk duhet t'ia thoni kurrë dikujt që vuan nga depresioni/ Më shumë prishni punë sesa rregulloni

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 06:32
Ilustrim

Edhe nëse nuk e kuptoni apo nuk e dini ende, ka mundësi që të njihni dikë me depresion. Një në pesë të rinj vuan nga ky çrregullim e kjo do të thotë se ndoshta dikush në rrethin tuaj shoqëror apo familjar po vuan, pa dashur ta kuptojë asnjëri. Sigurisht gjëja e parë që doni të bëni, kur mësoni se një mik po kalon përmes një periudhë të vështirë, është ta ndihmoni, por duke mos qenë një terapist apo psikolog, mund të gaboni në këshillat që mund të jepni. Është e rëndësishme të zgjidhni fjalët tuaja me kujdes dhe të mos bëni fajtor mikun tuaj për atë çka po kalon. Më poshtë Living do të listojë shtatë frazat që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt që vuan nga depresioni

1. "Hajde tani, s’ke asgjë mos bëj kot!"
Depresioni nuk është thjesht një luhatje humori. Kur njerëzit vuajnë nga depresioni , ata vuajnë nga një çrregullim mendor. 

2. "Ju nuk keni nevojë për një terapist ose pilula. Ju duhet vetëm drita e diellit, yoga, dhe kafe "
Askush nuk dëshiron të shohë një person të afërt të mërzitur, të mbyllur në vetvete dhe është një impuls natyral për të gjetur zgjidhjen më të shpejtë. Por depresioni ka nevojë të trajtohet e kurohet nga njerëz të specializuar ! Personi mund të ketë nevojë për medikamente dhe një seancë yoga mund të mos i sjellë asnjë përfitim. Mbani mend gjithmonë se depresioni është çrregullim mendor dhe nuk lidhet as me tekat, as me vëmendjen! 

3. Kam parë njerëz që janë më keq se ty
Duke thënë diçka të tillë mund të përkeqësojë ndjenjat e fajit. Në vend që ta bëni shokun tuaj të ndihet keq për vorbullën nga e cila nuk del dot, lëreni të kuptojë që ju jeni aty për të në çdo kohë. 

4. Buzëkuqi im i preferuar ishte me ulje, por ishin mbaruar të gjithë
Nuk mund të shfaqni shqetësimet tuaja të kota, para dikujt që vërtetë po vuan ! "Kjo mund të nënkuptojë se ju nuk jeni duke e marrë gjendjen e tyre shëndetësore seriozisht," thonë psikologët. "Kjo mund të shoqërohet me efekte negative, sepse mund të zhvlerësojë sëmundjen e dikujt"

5. "Vetëvrasja është një zgjidhje egoiste."
Duke thënë këtë frazë, ju vendosi automatikisht në qëndër të botës së tij, një person tjetër. Duke i përmendur vuajtjen e prindërve apo miqve, nëse personi që vuan nga depresioni, vetëvritet, i thoni atij që ndjenjat e të tjerëve kanë më rëndësi sesa ndjenjat e tij. Vendoseni atë në qënder të botës së tij dhe bëjani të ditur se pa të asgjë s’do të ishte më njësoj. 

6. "Ndiheni më mirë tani?"
Depresioni është një sëmundje e rëndë mendore, prandaj mos u ndjeni keq nëse, pavarësisht nga përpjekjet tuaja, miku juaj nuk duket se po përmirësohet. Mos pretendoni se një kafe, apo një bisedë telefonike do kurojë një çrregullim neurologjik! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat