Ju bie imuniteti dhe ju shfaqen herpesa rreth zonës së buzës? Si të përshpejtoni shërimin e tyre

Shëndetësia

Ju bie imuniteti dhe ju shfaqen herpesa rreth zonës së buzës? Si të përshpejtoni shërimin e tyre

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 06:56
Ilustrim

Aftet, apo herpesi i buzës është një infeksion që shkaktohet nga virusi herpes simplex tipi 1. Njësoj si virueset e tjerë dhe ky i fundit është ngjitës përmes kontaktit fizik. Herpesi shfaqet zakonisht kur bie imuniteti dhe rreth zonën së buzës shpërthejnë plagë. Kërkon deri në shtatë ditë që të kurohet, por ky proces mund të përshpejtohet përmes kremrave të ndryshëm. Por a nuk do të ishte më mirë që kura të ishte natyrale me përbërës natyralë. Ja çfarë këshillojnë gjyshet 
1. Niseshte misri 

Përzieni pak niseshte misri me ujë dhe përziejeni deri sa të formohet një pastë ! Aplikojeni direkt mbi herpes dhe lëreni gjithë natës.Në mëngjes do të shihni që plaga do të jetë përtharë

2. Xheli i aloe verës ka veti antibakteriali e antiinflamatore dhe ndihmon në tharjen e herpesit! Aplikojeni në ditët e para , kur ende nuk ka zënë kore.

3. Ekstrakti i vaniljes 
Lyeni rreth katër herë në ditë me ndihmën e një pambuku, zonën rreth herpesit dhe do të shihni që brenda pak ditësh, ai do të jetë zhdukur plotëisht pa lënë asnjë shenjë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat