Vaksinat kundër këtyre tre sëmundjeve nuk do të gjenden kurrë?

Shëndetësia

Vaksinat kundër këtyre tre sëmundjeve nuk do të gjenden kurrë?

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 18:22
Ilustrim

Gjatë vitit të kaluar, rreth një milion njerëz vdiqën nga HIV, ndërsa nga malaria në vit vdesin edhe më shumë.

Rreth 1.7 milion njerëz vdesin nga tuberkulozi çdo vit në botë, dhe duke pasur parasysh zhvillimin teknologjik, ka gjithçka të nevojshme për të gjetur vaksina kundër këtyre tre sëmundjeve të përhapura, të cilat janë tri shkaqet kryesore të vdekjes në pjesët e varfra të planetit.

Për shumë nga këto sëmundje, HIV, malaria, TBC, lebra, ka më shumë ose më pak ilaçe të suksesshme. Gates Open Reasearch paralajmëron se mjekësia për HIV dhe TB dhe malaries nuk do ta shohë shkëlqimin e ditës në të ardhmen e afërt, përveçse nëse një investim shumë më i madh në kërkime.

Një studim i 15 shkencëtarëve, i financuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, zbulon se për të gjetur terapitë që do të përfaqësonin një zgjidhje praktike për këto sëmundje deri në vitin 2030 nevojiten 9 miliardë dollarë. Tani alokimet për hulumtime nga buxheti i qeverive kombëtare, nga donacionet dhe nga kompanitë farmakologjike janë vetëm tre miliardë.

Gjatë pesë viteve të ardhshme, mjetet më kritike që mungojnë për t'u gjetur vlerësohen të jenë midis 1.5 miliardë dhe 2.8 miliardë dollarë.

Numri i vdekjeve në vitin e kaluar për 52 për qind është më i ulët se në vitin 2004 nga sëmundja HIV. Qëllimi i Organizatës Botërore të Shëndetit deri në vitin 2020 është zvogëlimi i numrit të vdekjeve në 500,000 ose më pak, dhe kjo vështirë se mund të arrihet me këtë ritëm.

Pamja e malaries në botë sot është, megjithatë, e tillë që ajo vret një fëmijë çdo 30 sekonda ose 3000 në ditë.

Rreth 40 për qind e njerëzimit jeton në zonat me malarie, midis 300 dhe 600 milionë janë infektuar çdo vit, shumë kanë pasoja nëse mbijetojnë, sidomos fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat