As hudhra as qepë, përdorni preshin për këto arsye! - Bota Sot
As hudhra as qepë, përdorni preshin për këto arsye!

Shëndetësia

E premte, 19 tetor 2018

As hudhra as qepë, përdorni preshin për këto arsye!

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 06:58
Ilustrim

Arsyen e parë dhe më të rëndësishme po e themi që në fillim; ndryshe nga qepa apo hudhra, preshi nuk ka aromë aq të fortë dhe tretet më shpejtë se dy ‘familjarët' e tij.

Shumë prej nesh nuk e përdorin hudhrën a qepën në gatime pikërisht prej aromës apo sikleteve të mëpasshme që shkakton procesi I tretjes. Sigurisht që edhe ato kanë vlerat e tyre por shija më e lehtë e preshit të jep mundësinë për përgatitje më të sofistikuara. Edhe në rast se do përgatisni një sallatë të thjeshtë, mund të përdorni presh të pa gatuar, të prerë hollë, dhe nuk do të keni aromë të keqe në gojë.

Preshi bën mirë edhe për linjat
Preshi është I pasur në ujë, deri në masën 90%; përmban shumë kripëra minerale, fibra dhe vitamina A dhe C. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe zvogëlon kolesterolin e kq. Vitamina E që është e pranishme te preshi, është në dobi të rinisë sepse mban lëkurën elastike. Për shkak të kalorive të pakëta, gatimet me presh ndihmojnë edhe për humbjen në peshë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test