Miti për çokollatën, a shkakton akne?

Shëndetësia

Miti për çokollatën, a shkakton akne?

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 21:46
Ilustrim

Me siguri shumë prej jush e dashurojnë çokollatën dhe e kanë të pamundur t’i rezistojnë.

Ndoshta edhe jeni ndier në faj, sepse e dini që konsumimi i çokollatës ju ‘dhuron’ kile të tepërta, por mund të shkaktojë akne.

Dhe pjesë të fundit e keni ditur gabim, çokollata nuk shkakton akne.

Për një muaj rresht mjekët amerikanë nga Universiteti i New York amerikan i dhanë disa personave biskota që përmbanin çokollatë dhe disa të tjerëve biskota me çokollatë të rreme.

Ata konstatuan që nuk kishte asnjë ndryshim midis dy grupeve.

As çokollata dhe as yndyra nuk kishin asnjë efekt tek aknet.

Pretendimet që çokollata dhe ushqimi i yndyrshëm ndikojnë keq në lëkurën tuaj në fakt janë vetëm mite.

Studiuesit pohojnë se nuk ekziston asnjë dëshmi që grupi i caktuar i ushqimeve ndikon keq apo mirë në lëkurë, kështu që nuk ka as dëshmi që çokollata është shkaktar i parregullsive të padëshiruara në fytyrat tona.

Miti i çokollatave dhe akneve mesa duket është krijuar gjatë periudhës së gjimnazit, kur nga puberteti shfaqen aknet, dhe këtë fenomen e kemi lidhur me konsumin e çokollatave dhe ëmbëlsirave të tjera, shkruan intv.al. Por është e vërtetë se mbingarkesa e organizmin me produkte të ëmbla mund të çojë në uljen e konsumimit të frutave dhe perimeve. E si përfundim mos kini frike te hani çokollatë gjithmonë në sasinë e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat