Një pikë vaj xhinxheri dhe nuk keni për t'u prekur kurrë nga këto probleme shëndetësore

Shëndetësia

Një pikë vaj xhinxheri dhe nuk keni për t'u prekur kurrë nga këto probleme shëndetësore

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:36
Ilustrim

Rrënja e xhinxherit është përdor ndër shekuj për vetitë e saj antiinflamatore, antibakteriale, septike etj ! Një ndër përforimet primare të kësaj erëze, qoftë në trajtë pluhuri apo vaji, lidhet me aparatin tretës. Megjithatë, ekzistojnë dhe përfitime të tjera shëndetësore , për të cilat do të mësoni më shumë tani! Vaji i xhinxherit ka veti unike terapeutike ndaj Living do i listojë të gjitha si më poshtë! 

1. Mbështet funksionet e aparatit tretës
Vaji i xhinxherit është një ilaç fantastik për problemet e ndryshme të stomakut. Mund të trajtojë dhimbjen e barkut, dispepsinë, diarrenë, spazmat dhe dhimbjen e stomakut. Për më tepër, vaji i xhinxherit është tejet efektiv kundër të përzierave dhe të vjella! Mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e ulcerave të stomakut. Për të ndaluar të vjellat ose të përzierat, hidhni një pikë vaj xhinxheri në një gotë me ujë, ose në një filxhan çaji dhe pijeni ngadalë. 

2. Trajton infeksionet
Vaji i xhinxherit është një antibiotik natyral. Kjo do të thotë se ka aftësinë të parandalojë përhapjen e infeksioneve ose shumimin e baktereve apo mikroorganizmave në plagë të hapura. Për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë infeksionet, provoni të shtoni një pikë vaji esencial të xhinxherit në një gotë uji dhe ta pini! 

3.Për lehtësimin e simptomave të astmës apo problemeve të tjera me aparatin respirator pini çaj xhinxheri dy herë në ditë. Për shkak të vetisë antiinflamatore , qetëson inflamacionin e mushkërive dhe liron rrugët e frymëmarrjes. 

4. Përmirëson Shëndetin e Zemrës
Vaji i xhenxhefilit ka aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Veç kësaj, vaji i xhenxhefilit duket se përmirëson metabolizmin e lipideve, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

5. Nivele të larta të antioksidantëve
Rrënja e xhinxherit është e pasur në antioksidantë dhe ndihmon në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira. Hulumtimet tregojnë se vaji esencial i xhenxhefilit është në gjendje të zvogëlojë shënuesit e stresit oksidativ. 
Xhinxheri shërben gjithashtu si një nxitës natyror i sjejlljeve seksuale, ndihmon në lehtësimin e ankthit, depresionit dhe lodhjes, ndihmon në lirimin e muskujve dhe dhimbjeve menstruale! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat