Gjumi është ndër komponentët më të rëndësishëm jetësorë dhe kjo tashmë është e ditur.
Tek fëmijët është edhe më i rëndësishëm për shëndetin e tyre.
Një studim i kryer së fundi në Kanada ka zbuluar se gjumi i mirë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zorrëve.
Ajo që këshillohet është të shmangni telefonat dhe tabletat nga duart e fëmijëve në darkë dhe ata të jenë në shtrat në një orë të përshtatshme .
Kjo ndihmon në shëndetin e mikrobiomit të zorrëve.
Sa më të shëndetshme zorrët, fëmijët janë më të mbrojtur nga obeziteti, diabeti dhe problemet e zemrës kur të rriten.