Si të shmangni rrudhat për 15 minuta, ju duhen vetëm bamje

Shëndetësia

Si të shmangni rrudhat për 15 minuta, ju duhen vetëm bamje

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Fytyra juaj do t’ju jetë përjetë mirënjohëse nëse do ta trajtoni atë me maska të mira. Tashmë duhet të mësoni që bamjet përveçse janë një ushqim i mirë, bëjnë edhe rolin e antirrudhës. Bamjet përmbajnë vitaminë C , atioksidantë, fibra dhe minerale të tjera si hekur, magnez, kalcium dhe mangan që riparojnë indet e trupit. Ata shërbejnë gjithashtu si një detox shumë i mirë.

Mirëpo më poshtë do t’ju sjellim recetën e një maske antirrudhë me bamje, shkruan living.al që mund ta përgatisni shumë lehtë vetë në shtëpi.

Maska anti-rrudhë

Prisni gjashtë bamje në mënyrë horizontale dhe vlojini me një filxhan ujë për 10 minuta.  Në një blender apo me një pirun shtypni bamjet e ziera dhe shtoni një lugë vaj ulliri dhe katër lugë çaji kos. Përziejeni për disa sekonda dhe masën e përftuar aplikojeni në lëkurë dhe qafë.  Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat