Të mirat që i sjell ecja shëndetit…

Shëndetësia

Të mirat që i sjell ecja shëndetit…

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:19
Ilustrim

Studim pas studimi është provuar shkencërisht se disa minuta ecje në ditë mund të transformojë shëndetin trupin dhe mendjen.

Zemra: 30-60 minuta ecje në shumicën e ditëve të javës, ul rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Kockat: 4 orë ecje në javë mund të zvogëlojë rrezikun e frakturave deri në 43%.

Pesha: 60 minuta ecje në ditë mund të ul rrezikun e obezitetit.

Truri: 2 orë ecje në javë mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru me 30%.

Kujtesa: 40 minuta ecje 3 herë në javë ndihmon kujtesën.

Gjendja shpirtërore: 30 minuta ecje në ditë mund të kufizojë simptomat e depresionit në 36%.

Shëndeti: 3500 hapa në ditë ul rrezikun e diabetit me 29%.

Jetëgjatësia: 75 minuta ecje e shpejtë në javë mund të shtojë pothuajse 2 vite jetë.

Tashmë ajo që duhet të bëni është të ecni sa më shumë, në mënyrë që përfitimet të jenë sa më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat