Këshilla se si të shpëtoni nga era e keqe e djersës

Shëndetësia

Këshilla se si të shpëtoni nga era e keqe e djersës

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 07:33
Ilustrim

Aroma e keqe e trupit mund të jetë shumë e sikletshme për ata që vuajnë nga një gjë e tillë dhe e pakëndshme për njerëzit e tjerë rreth nesh.

Por si të shpëtoni nga kjo gjë aspak e këndshme, ndiqni gjashtë këshillat në vijim.

Bëni dush çdo ditë

Të bëni një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund t’i mbytë bakteriet në lëkurë. Preferohet që në ditët e nxehta të bëni dush dy herë në ditë.

Mos i harroni nënsqetullat

Pastroni nënsqetullat me një sapun anti-bakterial.

Përdorni deodorant ose antiperspirant

Përdorni gjithmonë deodorant ose antiperspirant pas dushit sepse kjo ndihmon në luftimin e djersës.

Vishni rroba me fibra natyrale

Fibrat natyrale si leshi, mëndafshi ose pambuku lejojnë lëkurën të marrë frymë që do të thotë se djersa mund të largohet më shpejt.

Vishni rroba të pastra

Lani rrobat rregullisht për t’i veshur përsëri duke u siguruar se nuk jeni duke veshur rroba të djersitura më herët.

Kufizoni ushqimin me erëza

Ushqimi me erëza si sosi kerri dhe hudhra mund të shkaktojë djersitjen.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar këshillon të vizitoni mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim në erën e trupit ose papritmas filloni të djersiteni më tepër se zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat