Nëse ju shfaqen këto njolla, vuani nga kjo sëmundje - Bota Sot
Nëse ju shfaqen këto njolla, vuani nga kjo sëmundje

Shëndetësia

E diel, 21 tetor 2018

Nëse ju shfaqen këto njolla, vuani nga kjo sëmundje

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 00:44
Ilustrim

Ndodh që të na shfaqen apo të shohim njerëz me njolla kafe sipër buzës, në ballë ose në pjesën e kraharorit.

Kjo gjendje e lëkurës, me të cilën mund të përballen të gjithë, quhet melasma. Faktorët që e shkaktojnë këtë problem mund të jenë: gjenetika, lloji i lëkurës apo sasia e lartë e estrogjenit. Ju keni më shumë mundësi për t`u prekur nga melasma nëse:

Keni lëkurë të errët

Qëndroni shumë kohë jashtë -rrezet e diellit janë shkaktarët kyësorë (prandja mos dilni kurrë pa vendosur një krem me SPF)

Qëndroni shumë kohë para kompjuterit -drita e pajisjeve si kompjuteri, tablet apo celulari mund të shkaktojë melasman.

Gratë shtatzënë -janë shumë të predispozuara për t`u prekur nga melasma, për shkak të luhatjeve të hormoneve.

Femrat në përgjithësi -sërish si shkak i hormoneve, por edhe faktorë të tjerë si përdorimi i pilulave kontraceptive apo stresi.

Melasma në disa raste mund të zhduket vetë, por nëse ajo kthehet në një problem të madh për ju, mos u shqetësoni, pasi është e kurueshme. Ekzistojnë disa lloje kremërash që mund ta zhdukin, por nëse as kremërat nuk funksionojnë mund të hiqet me peeling kimik, dermabrasion dhe microdermabrasion. Melasma mund të rikthehet edhe pas trajtimit, prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të ruheni nga faktorët që e shkaktojnë, sidomos ndaj rrezeve të diellit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test