Ja shkaqet që fshihen pas gjendjes të plogësht dhe lodhjes - Bota Sot
Ja shkaqet që fshihen pas gjendjes të plogësht dhe lodhjes

Shëndetësia

E diel, 21 tetor 2018

Ja shkaqet që fshihen pas gjendjes të plogësht dhe lodhjes

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Ju mund të mendoni se shpesh ndjesia e lodhjes vjen nga një ditë shumë e zënë, por arsyeja e vërtetë qëtë ndiheni të lodhur mund të jetë një nga këto probleme shëndetësore të mëposhtme:

Jeni anemikë: Nqs vizitoheni tek mjekun tuaj dhe ankoheni për ndjenjën e lodhjes gjatë gjithë kohës, gjërat e para që ai do të kontrollojë është anemia sepse mund ta zbuloni atë me një test gjaku. Anemia është kur gjaku juaj nuk mban oksigjen të mjaftueshëm për pjesën tjetër të trupit dhe shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekurit.

Probleme me tiroidet: Nqs keni probleme me to do të ndjeni gjithashtu që lëkura juaj është e thatë së bashku me mungesën e energjisë.
Nga diabeti: Kur keni glukozë të lartë në gjak qarkullimi mund të mos funkionoj aq mirë, kështu qelizat nuk mund të marrin oksigjenin dhe lëndët ushqyese që u nevojiten dhe si rrjedhim ndiheni të lodhur.

Nga depresioni: Nqs ndjeni se keni problem me gjumin, keni dëshirë vetëm të rrini shtrirë, ndiheni të lodhur. Janë shenja që tregojnë për fillimin e nje depresioni.
Mund të keni një infeksion: Mjekët shpesh do të kontrollojnë infeksionin kronik për shkak të lodhjes për shkak të infeksioneve të tilla si virusi Epstein-Barr (mononukleoza) ose sëmundja Lyme. Të dyja këto sëmundje mund të paraqiten me lodhje ekstreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test