Gjumi i ditës, sa është i rëndësishëm te fëmijët - Bota Sot
Gjumi i ditës, sa është i rëndësishëm te fëmijët

Shëndetësia

E premte, 19 tetor 2018

Gjumi i ditës, sa është i rëndësishëm te fëmijët

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 08:46
Ilustrim

Është normale që pas dreke të duam të flemë, por kjo është më e theksuar te fëmijët.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Delaware, këshillohen të gjithë prindërit t’i lejojnë fëmijët të flenë gjatë ditës, pasi konsiderohet një veprim shumë i rëndësishëm në këtë fazë para adoleshencës. 

Studiuesit shpjegojnë se nëse fëmijët flenë pasdite rreth orës 16:00, për 30-60 minuta, atëherë ata do të jenë më të vëmendshëm dhe kujtesa e tyre do të përmirësohet shumë. Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët që flenë ditën janë të prirë të kenë gjumë më të rehatshëm gjatë natës.

Studime të tjera kanë provuar se mungesa e gjumit shkakton efekte negative tek të gjithë, por kryesisht tek fëmijët si depresion, ankth, vetëbesim të ulët dhe luhatje humori.

Problemet e gjumit në fëmijëri, në raste ekstreme, janë të lidhura dhe me mendime për vetëvrasje në adoleshencë, prandaj është e rëndësishme t’i inkurajoni fëmijët të flenë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test