Metoda natyrale për eliminimin e rrudhave të duarve - Bota Sot
Metoda natyrale për eliminimin e rrudhave të duarve

Shëndetësia

E premte, 19 tetor 2018

Metoda natyrale për eliminimin e rrudhave të duarve

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:22
Ilustrim

Shumica e grave fokusohen në mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës së tyrë, në mënyrë që ajo të duket sa më rinore dhe e freskët.

Në fakt, ajo që harrojnë ëhstë se njëlloj si lëkura e fytyrës, plaket edhe lëkura e duarve – madje, për habinë tuaj, duart e tregojnë më së shumti moshën tuaj.

Arsyeja kryesore është se lëkura në duart tuaja është shumë e hollë dhe e ndjeshme, prandaj edhe është shenja e parë e plakjes.

Ka edhe shumë pak yndyrë (dhjamë) në anën e pasme të duarve, kështu që kur kolagjeni dhe fibrat elastin fillojnë të shpërbëhen, është mjaft e dukshme.

Kur kjo kombinohet me efektet që ka larja e shpeshtë e enëve dhe pastrimi, ekspozimi ndaj elementeve të jashtëm, mund të imagjinoni se si duart tona mund të duken nëse nuk trajtohen siç duhet.

Prandaj është e rëndëisshme që të kujdeseni për duart, ashtu siç kujdeseni për fytyrën dhe flokët, madje edhe më shumë.

Madje, edhe nuk duhet të shpenzoni shuma të majme parash në produkte kozmetikore, por këtë mund ta bëni me disa produkte natyrale që ju tashmë i keni në shtëpi.

Patate

Nëse dëshironi duar të buta, ju duhet një patate. Merreni një patate të madhësisë së mesme dhe pjekeni atë.

Shtypeni pataten me një piru dhe shtoni dy lugë gjelle vaj ulliri, dy lugë gjelle mjaltë dhe qumësht – përzieni të gjitha mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

Ruajeni këtë krem në frigorifer dhe aplikojeni atë 2-3 herë në javë. Mbajeni këtë maskë për 15 minuta dhe më pas lani duart me sapun.

Vezë

Nëse dëshironi të përmirësoni elasticitetin e lëkurës tuaj, mund të përdorni vezë. Ndani të bardhat e vezës dhe përzieni me një lugë gjelle mjaltë.

Aplikojeni këtë përzierje në duar me një brushë dhe lëreni të thahet. Pastroni më pas duart me pak sapun dhe ujë.

Vaj kaçeje

Ky vaj do të shtojë elasticitetin e lëkurës së duarve dhe do ta ushqejë lëkurën. Masazhoni duart çdo ditë me këtë vaj, për efekte sa më të mira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test