Farat e lulediellit duhet të jenë patjetër pjesë e kuzhinës suaj, këto janë arsyet

Shëndetësia

Farat e lulediellit duhet të jenë patjetër pjesë e kuzhinës suaj, këto janë arsyet

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:11
Ilustrim

Përfitimet shëndetësore të të farës së lulediellit mund të jenë të mjaftueshme për të merituar një vend në sirtarin tuaj të kuzhinës.

Sipas Dr Josh Axe, themeluesi i DrAxe.com, autori më i shitur i Eat Dirt, dhe bashkë-themelues i Ushqimit të Lashtë, farat e lulediellit nuk kanë vetëm shumë proteina, por janë të mbushura me vitamin E, me magnez dhe plot me yndyrna te shendetshme.

Një lugë gjelle me fara luledielli përmban mesatarisht tre gram proteina, që ju ndihmon të ndiheni më me shumë energji gjatë ditës. Gjalpëi Kikirikut ka qenë prej kohësh kampioni mbretëror për tu ngrënë para-dhe pas palestrës ose aktiviteteve fizike sepse është i pasur me protein.

Por gjalpi i farave të lulediellit është tashmë ai që e ka zëvëndësuar më të drejtë. Vitamina E është një nga antioksidantët më të preferuar të trupit Sasia e vitaminës E te farave të lulediellit balancon nivelet e kolesterolit, rrit imunitetin dhe madje zvogëlon proçesin e plakjes.

Në rast se keni nevojë për tu bindur më shumë:vetëm një lugë gjelle me fara luledielli ka vetëm 93 kalori dhe siguron 24 % të nevojës ditore të vitaminës E.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat