Përgjysmohet numri i lindjeve krahasuar me vitet e kaluara, shtesat motivim për prindërit

Shëndetësia

Përgjysmohet numri i lindjeve krahasuar me vitet e kaluara, shtesat motivim për prindërit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Fëmijët e moshës 0-16 vjeç shumë shpejt do të mund t’i marrin shtesat prej 10 eurove.

Në Kuvendin e Kosovës është dorëzuar projekt- rezoluta për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës nga mosha 0-16 vjeç.

Grupmosha në fjalë pritet të marrin nga 10 euro shtesë, dhe kjo sado pak pritet tu dalë në ndihmë shumë familjeve në vendin tonë.

Për dallim nga vendet e rajonit, Kosova deri më tash nuk është se ka ofruar ndihmë për lindjen e fëmijëve.

Pavarësisht se kosovarët janë të parët në rajon me shtim natyror të popullsisë, numri i lindjeve është përgjysmuar krahasuar me vite më parë.

Megjithatë, rritje e mire u shënua këtë vit, pasi numri i lindjeve u rrit në Klinikën e Gjinekologjisë, dhe në fillim të vitit u shënua rekordi i lindjeve për 24 orë, duke u kryer 43 lindje.

Në 8 mujorin e parë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë shifrat arrijnë në 6813 lindje.

Për media, Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit në Klinikën së Gjinekologjisë, Prof.Dr. Myrvete Paçarada, numri i lindjeve në këtë periudhë është 6813.

“Nga lindjet e kryera, foshnjet erdhën në jetë me lindje normale  4738, kurse 2075 me prerje cezariane”, ka thënë Paçarada.

Sociologu, Arianit Behrami thotë se institucionet duhet të hartojnë politika të veçanta  për të motivuar gratë për të lindur, siç mund të jenë edhe shtesat.

“Shteti duhet të hartojë strategji kombëtare, strategji afatgjata ku do të mundësohej shtimi i popullsisë në mënyrë graduale. Institucionet përgjegjëse, kompetente duhet të hartojnë një politikë popullative, duhet të bëjnë politika të veçanta pët t’i motivuar gratë për të lindur, një planifikim ku do të luftohej papunësia dhe do të favorizohej lindja, në mënyrë që të ushtrohet e drejta për riprodhim.”, ka thënë ai në një bisedë.

Behrami poashtu përmend faktorët që mund të kenë ndikuar në rënien e lindjeve.

”Faktorët që kanë ndikuar në rënien e lindjeve janë të shumtë, ndër ta po përmendim: modernizimin, planifikimin familjar, emanicipimin e gruas në veçanti, fuqizimi i rolit të gruas (ku gratë kanë filluar të mendojë që duhet t’iu përkushtohen edhe karrierës), problemet me pushimin e lehonisë, migrimi, aryet ekonomike, sociale, kulturore, pastaj ndryshimi i mënyrës së organizimit të jetës, kalimi nga familjet tradicionale me numër të madh të anëtarëve drejt familjes bërthamë etj.”, ka shtuar ai.

Ndryshe,  vitin 2017-të kosovarët janë shtuar me mbi  31 mijë foshnje, ndërsa në përgjithësi në dy vitet e fundit, në Kosovë, janë lindur mbi 60 mijë bebe.

Derisa, në vitin 2017-të u shënuan 23. 563 raste të lindjeve brenda territorit të Kosovës, prej tyre lindje të gjalla ishin 23.402, kurse 161 lindje të vdekura.

Ndërsa, 6. 712 raste janë lindje jashtë territorit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat