Vlerat ushqyese të bishtit të kalit

Shëndetësia

Vlerat ushqyese të bishtit të kalit

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:35
Ilustrim

Nëse mendoni se duke blerë një shampo të gatshme më bisht kali i keni marrë të gjitha vlerta e kësaj bime do të thotë se nuk keni informacione të mjaftueshme për mrekullitë e kësaj bime.

Kjo është një nga bimët më të pasura në minerale, kjo bimë është mjaft e përhapur në vendin tonë dhe rritet pranë kanaleve, por edhe në zona pa lagështi.

Bisht kali ose këputja siç e njohin disa daton që para 300 milionë vjet. Emri bisht kali është për shkak të pamje së bimës dhe pjesët më të mira të bishtit të kalit janë filizat jeshile mashkullore. Ata janë më aktiv kur janë të freskëta, por gjithashtu mund të korren në fund të verës dhe të thahen për përdorim të më vonshëm. Koha ideale është nga marsi deri në fund të prillit kur filizat kanë më shumë silic, kalcium dhe kalium organik.

Bishti i kalit ndihmon në infeksionin e traktit urinar, gurët e veshkave , plagët dhe djegiet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat