Shenjat që tregojnë se keni nevojë për më shumë kalcium

Shëndetësia

Shenjat që tregojnë se keni nevojë për më shumë kalcium

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Kalciumi është një mineral esencial që është shumë i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në shëndetin e kockave.

Kur ju nuk merrni mjaftueshëm kalcium, mund të identifikoheni me anë të disa simptomave:

Disa shenja se keni nevojë për më shumë kalcium, janë si vijon:

Lëkura e thatë

Hipokalcemia ose mungesa e kalciumit në trupin tuaj mund të jenë të dukshme në lëkurë. Kjo gjendje zakonisht e bën lëkurën tuaj të duket me luspa dhe e thatë. Gjithashtu është zbuluar se mungesa e kalciumit ka një lidhje të ngushtë me zhvillimin e problemeve të lëkurës si ekzema dhe psoriasis.

Lodhja

Si rregull, një papërshtatshmëri e kalciumit në trupin tuaj ndikon në shëndetin e përgjithshëm fizik. Pra, nëse përjetoni lodhje ekstreme, letargji, mungesë energjie ose një ndjenjë të vazhdueshme ngadalësimi, përpiquni të përqendroheni në balancimin e dietës suaj ushqimore.

Sëmureni shpesh

Kalciumi luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar pasi ndihmon trupin tuaj të luftojë kundër viruseve dhe baktereve. Një mangësi e kalciumit zvogëlon rezistencën e trupit tuaj kundër sulmeve patogjene dhe si rezultat, ju do të sëmureni shpesh.

Dhëmbët e dobët

Për shkak të mungesës së këtij elementi jetik, dhëmbët mund të fillojnë të kthehen në të verdhë, prishen dhe lëndohen. Përveç kësaj, rreziku juaj për të vuajtur nga një sëmundje parodontale mund të rritet.

Dhimbje të muskujve

Dhimbjet e muskujve në kofshë e krahë që ndodhin më së shumti gjatë natës, mund të jenë një nga simptomat e hershme të një mungese kalciumi.

Çdo person i rritur duhet të konsumojë rreth 1000 mg kalcium në ditë. Është e nevojshme të hani më shumë peshq të yndyrshëm (salmon, sardele, skumbri dhe ton), djathë, qumësht, soje, bajame dhe farat e susamit.

Për të ndihmuar trupin tuaj të përthithë më mirë kalcium, duhet gjithashtu të rrisni marrjen e vitaminës D. Kjo vitaminë gjendet tek e verdha e vezës, karkalecat, kërpudhat, drithërat, bullguri dhe lëngu i portokallit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat