Drenica shënon muajin e luftës kundër kancerit të gjirit

Shëndetësia

Drenica shënon muajin e luftës kundër kancerit të gjirit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:43
Skenderaj

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Kuvendit Komunal, sot në sheshin e qytetit, “Adem Jashari”, është mbajtur manifestimi njëditor kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së popullatës për sëmundjen në fjalë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Jashari në fjalimin e tij para qindra pjesëmarrësve, ka thënë se, për fat të keq, bie shpesh të dëgjojmë raste të reja me sëmundjen e kancerit, e cila i prek pa dallim të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe të dyja gjinitë. 

“Sa herë zgjohemi në mëngjes dhe përgatitemi për të zbatuar planin tonë ditor, shumë gra, qofshin me moshë mesatare apo edhe femra të reja, e fillojnë ditën duke luftuar me sëmundjen e kancerit të gjirit”, është shprehur kryetari Jashari, duke theksuar tutje se  vetmja gjë mbi dallimet të politikës ditore, është lufta kundër kancerit, dhe kështu të bashkuar, pa dallim, do të jemi përball sëmundjes që nuk njeh kategori njerëzish, nuk njeh moshë, nuk njeh asgjë.

“Megjithatë, ne sot njohim shumë gra që me vullnet të mirë, me bindje të fortë dhe të palëkundur në betejën e tyre, ia kanë dal mban dhe e kanë mposhtur këtë sëmundje. Ne duhet të gjejmë forcë dhe të shpenzojmë çdo gram nga energjia jonë për të mundur këtë gjë të keq”, është shprehur kryetari Jashari.

Në fund të fjalimeve, pjesëmarrësit kanë realizuar edhe ecjen përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, në shenjë mbështetje për të gjitha viktimat me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Me qëllim të sensibilizimit dhe të vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit ne Komunën e Drenasit është shënuar muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit me disa aktivitete.

Fillimisht është mbajtur një takim ne Sallën e Kuvendit të Komunës, ku merrnin pjesë, kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, anëtare të Kuvendit, shoqata të grave dhe pjesëmarrëse të tjera.

Këtë takim e ka përshëndetur kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ndërsa Dr. Shkelzen Gashi ka mbajtur para të pranishmëve një ligjëratë me temën “kanceri i gjirit dhe parandalimi i tij”.

Pas takimit në sallën e Kuvendit, për nder të shënimit të këtij muaji, ka vazhduar ecja me moton “një hap kundër kancerit të gjirit” në qytet deri në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat