Kaq litra spermë prodhon trupi i mashkullit gjatë tërë jetës

Shëndetësia

Kaq litra spermë prodhon trupi i mashkullit gjatë tërë jetës

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:51
Ilustrim

Sperma është një nga subjektet e seksit që fsheh shumë mister dhe është intriguese. Në fakt, ajo është një nga ato gjëra që mahnit trupin e njeriut. Më poshtë do të gjeni 12 fakte për spermën që duhet t’i dini me patjetër.

Sperma dhe spermatozoidi janë dy gjëra të ndryshme. Sperma prodhohet nga trupi, kurse spermatozoidet janë qeliza mikroskopike të përfshira në spermë.  Spermatozoidet mbajnë gjysmën e numrit të kromozomeve të njeriut, ndërsa veza mban gjysmën tjetër. Në qoftë se sperma me kromozom X fekondon vezën, zigoti do të jetë femër në qoftë se sperma përmban kromozom Y, do të jetë mashkull.

95 % e meshkujve që prodhojnë spermë në nivele normale mund të prodhojnë gjithsej rreth 7.5 litra spermë gjatë gjithë jetës të tyre.

Sperma përmban 5 deri në 10 kalori në derdhje. Ajo është e përbërë nga sheqerna si fruktoza, proteina të prostatës dhe enzima.

 Një derdhje e spermës është 1.5 deri në 5ml. Çdo derdhje përmban 15 milion spermatozoide. Sperma mund të jetojë për pak kohë në vaginën e femrës, për shkak se vagina prej lëngut seminal ka më pak aciditet.

Nuk ka para-spermë. Lëngu që derdhet në fillim është bërë nga sekrecionet e prostatës, kjo do të thotë që nga ai nuk mund të ngelni shtatzënë. Ky lëng nuk përmban spermatozoide.

Sperma mund të mbijetojë për një kohë të gjatë brenda trupit të femrës. Brenda trupit mund të jetojë deri në 5 ditë sepse kërkon vende të lagura dhe të nxehta. Por mos u bëni merak në qoftë se ka ngelur në tualet sepse jashtë ajo mund të jetojë vetëm një minutë dhe nuk mund të ngeleni shtatzënë.

Disa gjëra të përditshme mund të dëmtojnë spermatozoidet te meshkujt. Disa nga këta faktorë janë: pirja e duhanit, nxehtësia dhe mbipesha.

Sperma, nga krijimi deri te derdhja, bëhet për rreth 3 muaj. Duhen rreth 64 ditë në trupin e mashkullit për të prodhuar spermë dhe 24 deri në 28 ditë të tjera që ajo të transportohet e më në fund të derdhet.

Nuk ka asnjë mënyrë shkencërisht të mirë për të ndryshuar shijen ose erën e spermës. Nuk ka prova që në qoftë se hani fruta ndryshon shija e spermës apo era, por  është e vërtetë se prija e duhanit shkakton një shije jo të këndshme.

Konsistenca mund të ndryshojë nga dita në ditë. Hidratimi është faktori kryesor që një mashkull një ditë ka spermë të rrëshqitshme e një ditë të trashë. Kjo vjen për shkak të mekanizmit fizik. Ndonjëherë sperma është xhelatinoze deri sa të takohet me enzimat e prostatës. Edhe në qoftë se në derdhje është në të njëjtën trajtë në vaginë, ajo do të bëhet e lëngshme dhe do të jetë më e lëvizshme.

Nuk mund të ngrini spermë siç ndodh nëpër filma. Një femër nuk mund të ngrijë spermë në kushte shtëpie pasi kjo mund të bëhet vetëm në laboratorët përkatës.

Mund të ndodhë të jeni alergjikë ndaj spermës. Ju do të thotë të keni kruajtje dhe irritim në zonat ku prek sperma në qoftë se jeni alergjik dhe do t’ju duhet të konsultoheni me një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat