Pse duhet të përdoren lodra druri

Shëndetësia

Pse duhet të përdoren lodra druri

Nga: Linda Krasniqi Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:17
Lodra druri

Në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës,  në veçanti në fëmijërinë e hershme, një rol të  rëndësisë së madhe zë loja, përfshirë edhe lojën që zhvillohet përmes përdorimit të lodrave të ndryshme. Por, shpesh herë në treg lojëra e fëmijëve ndodhë të jenë nga materiale jo të përshtatshme, jo higjienike, apo edhe nga cilësia e materialit. Jo rrallë kemi mësuar se lojëra e fëmijëve, kryesisht ato ato me material plastike përmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin e fëmijëve, madje me efekte kancerogjene dhe kjo ndodhë pasi ato depërtojnë tregun tonë për mungesë të kontrollin të duhur në institucionet kompetente. Në muajin gusht të këtij viti u konstatua se 6 nga 10 lodrat për fëmijë që gjendeshin nëpër dyqanet e ndryshme të Kosovës e që ishin testuar në një laborator të Holandës, ishin të rrezikshme për përdorim. Të gjitha lodrat që janë vlerësuar si të rrezikshme për përdorim ishin me origjinë nga Kina. Testimi i tyre është bërë nga laboratori “SGS” në Holandë, ndërsa mostrat janë dërguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. “Po, disa nga to kanë dal të rrezikshme për përdorim, por për masat që do të ndërmarrim ju njoftojmë ditët në vazhdim”, kishte deklaruar Bajram Hasani, asokohe ministër i MTI-së.

Derisa Evropa ka aplikuar standarde të përmbajtjes së lodrave për fëmijë pas disa skandaleve për lodrat kancerogjene gjatë viteve të kaluara, në Kosovë akoma nuk ka një standard të aplikueshëm për lojëra të tilla. Ka pasur përpjekje të kota disa herë për të ndaluar shitjen e lojëra me materiale të dyshimta, kryesisht ato me origjinë nga Kina, por grupet e interesit janë të treguar më të fuqishme se shteti, kanë arritur t’i fusin lojëra për fëmijë me përmbajtje të rrezikshme dhe të cilat janë të ndaluara në tregun evropian..  Si lodra më të sigurta nga këto përmbajtje të rrezikshme për fëmijët dhe me përparësi të tjera është konstatuar se janë lodrat e punuara me materiale prej druri.

Si bazë është shëndeti, dhe ekologjia, nje lodër druri është me e shëndetshme dhe me e qëndrueshme, nuk amortizohet si disa lloj kube ose makina te cilat mund te shfaqin edhe rrezikshmëri për fëmijët në mbetjet e pjesëve të tyre, të thumbuara ose me skaje te mprehura. Edhe mirëmbajtja e lodrave prej druri është më e lehtë, p.sh, nëse një lodër druri bëhet e pistë, ajo lehtë pastrohet dhe nuk mban mikrobet në përbërjen e saj aq sa mban një lodër plastike ose pambuku. Veç kësaj, lodrat e drurit nuk përmbajnë ngjyra, domethënë ato nuk kanë as përbërje të mëdha me veti kimike.

Arsyet pse duhet të investohet në lodra druri

Si institucione edukative, fillimisht investimi mund të jetë afatgjate, dhe për  përdorim të më shumë gjeneratave, dhe mund të qëndrojnë në të njëjtin efikasitet në përdorime të ndryshme, për aktivitete të ndryshme. Program të cilin ne e gërshetojmë në edukim, program montesori si bazë ka lodrat nga materiali i drurit metodologji e cila rezulton të jetë e pranishme në shumicën e vendeve të botës në edukimin parafillor dhe vazhdon të jetë si metodologjia me rezultatet më profitabile në këtë drejtim.

Efektet në edukim

Mosha të ndryshme mund të përdorin lodrat e njëjta për lojëra të ndryshme argëtuese, shembull i thjeshtë: kubet nga druri fëmijët e vegjël i përdorin në zhvillimin e shkathtësive motorike[SU1] , fëmijë të moshave parashkollore mund t’i përdorin për zhvillim të imagjinatës në komplekse të ndryshme ndërtimi, aplikime themelore, zgjedhje e problemeve cila madhësi ku mund të përshtatet, dhe janë pikërisht të njëjtat lodra. Krahasim” kubet nga plastika mund te ndërtohen njëra mbi tjetre vetëm aty ku përshtatet dhe e ka vendin hapësira për përdorim imagjinativ është e kufizuar”.

Përveç kësaj, lodrat e drurit nuk kanë tinguj dhe nuk krijojnë zhurma, fëmija domosdo do të komunikoj me shumë gjatë përdorimit të tyre sesa të dëgjojë lodrën duke bërë zhurme, p.sh makinat. Lodrat nga druri krijojnë konsepe [SU2] më të qarta matematike dhe fizike, p.sh ndërtimi i kullave meqenëse nuk kane pjesë ngjitëse, fëmijët duhet të llogaritin sa lart mund ta bëjnë ndërtesën, sa mund të mbajë peshë, sa blloqe në numër, me çfarë force mund ta rrëzojnë etj.

Për fëmijët lodrat nga druri janë me tërheqëse[SU3] , përderisa lodrat me ngjyrë mund të krijojnë energji pozitive mund shpejt edhe të kalojnë në monotoni, lodrat nga druri janë gjithmonë më tërheqëse edhe nëse vetëm qëndrojnë në një dollap për arsye se krijojnë me shumë nxitje tek fëmijët për eksplorim/kërkim me to, jo parimisht e dine saktë se çka mund të veprohet me një gjë nga druri pa e provuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat