Gabimi i mjekut familjar rreth kolikës abdominale dhe renales

Shëndetësia

Gabimi i mjekut familjar rreth kolikës abdominale dhe renales

Nga: Leutrim Maxhuni Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:45
QKUK

Kohët e fundit është bërë praktikë e gabuar nga ana e Mjekut Familjar(pjesa më e madhe e tyre) për kolikën abdominale(dhembjes së barkut) dhe kolikën renale (dhembjes së veshkave) rreth trajtimit të saj dhe udhëzimit te Gastroenterologu, Kirurgu abdominal apo Urologu. 

Mjekët familjar mendojnë që e largojnë përgjegjësinë që nëse e udhëzojnë pacientin te Kirurgu, Gastroenterologu ose Urologu por përkundrazi në fakt çdo udhëzim analizohet duke shkruar në regjistër Mjekun udhëzues dhe vlerësimin e udhëzimit të tij.

Në shumicën e rasteve Mjekët familjar(shumica e tyre) bëjnë gabim fatal profesional kur çdo pacient/e me dhembje të barkut e udhëzojnë te Kirurgu Abdominal duke menduar që çdo dhembje e barkut ka natyrë kirurgjike. Ata madje as që e ekzaminojnë (perkusion,palpacion, inspeksion, auskultacion të abdomenit) pacientin dhe as nuk e ka idenë më të vogël rreth orirgjinës së dhembjes së barkut. Nëse ka ndonjë dyshim rreth dhembjes së barkut në vend që pacientin ta ekzaminojnë fillimisht ose t'a trajtojnë me medikamente, ata menjëherë shkruajnë udhëzimin. Gabimi tjetër është se në vend që pacientin me dhembje barku t'a udhëzojnë te Gastroenterologu ata e udhëzojnë menjëherë te Kirurgu duke menduar që çdo kolikë abdominale ka orirgjinë kirurgjike.

Poashtu edhe në udhëzimin e dhënë nga Mjeku familjar nuk përshkruhet as anamneza, as ekzaminimet e bëra, as trajtimi dhe ndonjëherë as diagnoza madje edhe nëse shkruhet diagnoza atëherë ose është e shkruar gabimisht ose është e mangët dhe të gjitha këto veprime janë të paligjshme dhe në kundërshtim me parimet e trajtimit mjekësor dhe që mund të rrezikojnë licencën e punës të mjekut që e udhëzon në formë të tillë pacientin.

Kolikën abdominale të dyshimtë udhëzojeni te Gastroenterologu pastaj nëse Gastroenterologu diagnostikon ndonjë sëmundje me natyrë Kirurgjike abdominale e thërret Kirurgun abdominal për konsultë. 

Gabimi tjetër edhe më i madh i mjekut familjar është udhëzimi i kolikave renale ose dhembjes së barkut në regjionin lumbal(lateral) të majtë ose të djathtë te Kirurgu në vend se të udhëzohet te Urologu.

Poashtu gabimet janë edhe se pacientët udhëzohen menjëherë pa u kontrolluar fare, pa e pyetur fare për ankesat dhe paraqitjen e sëmundjes dhe pa e trajtuar fare pacientin për sëmundjen përkatëse qoftë në formë të injeksioneve, infuzioneve apo per os.

Çdo ditë në QKUK udhëzohen te Kirurgu abdominal 100 deri 120 pacienta dhe vetem 1 ose dy raste janë për operacion pra përqindja e gabimeve është 98%.

Sikur çdo dhembje e barkut të kishte natyrë kirurgjike atëhërë nuk do të mjaftonin as 500 Spitale Rajonale e Klinika Universitare për pacientët që do të operoheshin. Por fatmirësisht dhembjet e barkut ndonjëherë shërohen vetvetiu e shpesh herë me medikamente prandaj kontrollojeni mirë pacientin dhe merreni një anamnezë të detajuar e cila do t'i eleminonte gabimet trashanike të specialistit të Mjekësisë Familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat