Goditja në tru, shifrat në rritje, mjekët zbulojnë shkaktarët

Shëndetësia

Goditja në tru, shifrat në rritje, mjekët zbulojnë shkaktarët

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:54
Ilustrim

Goditjet në tru apo ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale janë shtuar te njerëzit.

Ndaj, mjekët neurologë u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë kujdes që në shfaqjen e simpotmave të para, siç janë mpirjet e fytyrës, shtrembërimi i buzës apo mpirja e duarve, vështirësi në të folur, të paraqiten menjëherë te mjeku.

Goditjet në tru apo aksidentet e vaskulare cerebrale janë shkaktarët kryesorë të vdekjes apo invalidizimit te njerëzve. Sipas statistikave, 40% e pacientëve të prekur nga ishemitë apo hemorragjitë cerebrale mbeten të invalidizuar. Kjo sëmundje lidhet shumë me stresin, por si shkak kryesor ka moskontrollin mjekësor nga disa sëmundje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat