Virusi që "ha" njerëzit të gjallë!

Shëndetësia

Virusi që "ha" njerëzit të gjallë!

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:26
Ilustrim

Një virus agresiv që "ha" mishin e njeriut po përhapet me shpejtësi në të gjithë Australinë, kanë paralajmëruar ekspertët.

Rastet e ulçerës "Buruli", i njohur gjithashtu si Mycobacterium ulcerans, janë në rritje dhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (DHHS) të Viktorias është i shqetësuar për shpërthimin.

Jett, një djalë 12-vjeçar nga Queensland, ishte në spital për tre muaj pasi u prek nga virusi.

Ai pothuajse humbi këmbën dhe tani është detyruar të ri-mësojë se si të ecë.

"Mund të ndodhë që mushkonjat të kafshojnë oposumët dhe pastaj të kafshojnë njerëzit", tha Dr Brett Sutton, i cili tha se nuk dihet aktualisht prejardhja e virusit.

Mycobacteria që shkaktojnë tuberkuloz dhe leprozë dhe shumë mykobaktere të tjera mjedisore i përkasin të njëjtës familje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat