Çfarë është metabolizmi?

Shëndetësia

Çfarë është metabolizmi?

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:03
Foto Ilustrim

Metabolizmi apo shkëmbimi i lëndëve është kombinim i reaksioneve biokimike, i cili është procesi bazë për një jetë normale.

Ky proces lejon një qelizë të rritet dhe riprodhohet, të ruajë ndërtimin e saj, dhe ti përgjigjet mjedisit në të cilin ndodhet,  njofton Klan Kosova.

Procesi i metabolizmit ndahet në dy pjesë: anabolizmin dhe katabolizmin.

Anabolizmin është proces i cili prodhon molekulat e ndërlikuara nga më të thjeshtat, kurse katabolizmi kryen shpërbërjen e molekulave në më të thjeshta.

Tek këto dy procese energjia është e nevojshme dhe kjo merret nga ushqimi, por nëse një person ha më shumë se sa që trupi ka nevojë atëherë vije tek shtimi i peshës.

Dhe metabolizmi është procesi bazë për balancimin e peshës, ky proces ndikohet nga faktorë të ndryshëm si: mosha, pesha, jeta seksuale, dietat dhe sigurisht nga aktivitetet fizike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat