Kush ka të ftohtë më shumë: Personat me mbipeshë apo ata që janë të hollë

Shëndetësia

Kush ka të ftohtë më shumë: Personat me mbipeshë apo ata që janë të hollë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 18:08
Ilustrim

Ekziston një mit që njerëzit më të trashë kanë më pak të ftohtë se njerëzit e dobët.

Tash këtë e vërteton edhe shkenca.

Hulumtimi tregon se njerëzit me përqindje më të lartë të yndyrës në trup kanë më pak të ftohtë, pasi yndyra izolon organet e tyre të brendshme, shkruan Popular Science.

Këtu janë shpjegimet për këtë pikëpamje. Truri kombinon dy sinjale: temperaturën brenda trupit dhe atë në sipërfaqen e lëkurës për të vendosur se si trupi reagon ndaj të ftohtit.

Njerëzit më të dobët kanë një zonë më të madhe në raport me vëllimin e përgjithshëm të trupit dhe shpejt ndiejnë të ftohtët, ndërsa njerëzit me masë më të madhe të muskujve kanë mbrojtje më të mirë, pasi muskujt gjenerojnë më shumë nxehtësinë e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat