Zgjimi i hershëm, këshillat që duhet ndjekur

Shëndetësia

Zgjimi i hershëm, këshillat që duhet ndjekur

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 08:03
Ilustrim

Gjumi i mëngjesit është i mirë për të gjithë, andaj shumica zgjohen me përtesë apo pa dëshirë.

Për një zgjim sa më të lehtë në mëngjes është e rëndësishme që të ndiqni disa këshilla.    

Mendoni pse dëshironi të zgjoheni më herët dhe inkurajoni veten duke menduar se puna që keni për të bërë është shumë e rëndësishme për ju.

Mundohuni të bini herët në shtrat në mbrëmje, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të zgjoheni pa problem në mëngjes.

Më së miri është që të flini aq sa edhe rekomandohet, në kohëzgjatje prej tetë orësh.

Ekspozimi ndaj dritës artificiale para fjetjes redukton prodhimin e hormonit të gjumit. Për këtë arsye më së miri është që të shmanget shikimi i televizorit dhe përdorimi i kompjuterit deri në një orë para fjetjes, në mënyrë që organizmi të përgatitet për gjumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat