Të mirat nga konsumimi i ujit me limon

Shëndetësia

Të mirat nga konsumimi i ujit me limon

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Uji me limon është një pije që ka shumë përfitime shëndetësore për organizmin.

Sidomos nëse konsumohet në mëngjes.

Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore që merrni nga kjo përzierje:

Shkëlqim i lëkurës

Dehidratimi kronik mund të lerë lëkurën të thatë, ndaj filloni ditën tuaj me zgjedhjen e duhur "ujë të ngrohtë me limon". Vitamina C luan një rol kritik në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe antioksidantët mund të luftojnë faktorët e plakjes.

Rritje e energjisë

Konsumimi i ujit me limon është një mënyrë e mirë për të hidratuar trupin dhe të realizoni oksigjenimin e gjakut.

Ndikim në detoksifikim

Uji me limon ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga trupi. Acidi citric ndihmon në maksimizimin e enzimave që stimulojnë mëlçinë.

Ujin me limon mund ta pini të ftohtë, apo edhe me të vakët nëse jeni ndër ata që u pëlqen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat