Shefi i Roskosmosit e konsideron veten "viktimë" të politikës amerikane

Shkencë & Teknologji

Shefi i Roskosmosit e konsideron veten "viktimë" të politikës amerikane

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:15
Dmitry Rogozin

Kreu i Agjencisë ruse të Hapësirës, Roskosmos, Dmitry Rogozin, shënjestër e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe ligjvënësit amerikanë për anulimin e vizitës së planifikuar në hapësirat e NASA-s në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka thënë më 9 janar se anulimi i vizitës së tij ka qenë “episod i përballjes në mes të Trumpit dhe Kongresit”. Ai madje e ka krahasur këtë situatë me serialet televizive amerikane.

“Ky është element i rivalitetit në mes të Kongresit dhe Trumpit. Në këtë rast ne kemi qenë viktima të këtij rivaliteti”, ka thënë ai në një intervistë për televizionin Rossia 24.

NASA ka njoftuar më 4 janar se vizita e Rogozinit është anuluar pas raportimeve të mediave dhe thirrjeve të ligjvënësve amerikanë që zyrtarit rus, i cili është pjesë e listës së zezë, t’i ndalohet hyrja në SHBA.

Bashkëpunimi hapësinor Rusi-SHBA “bie” sërish në Tokë

Roskosmos ka thënë në një deklaratë më 9 janar se kjo ngjarje nuk nënkupton përfundim të bashkëpunimit me NASA-n.

“Ne jemi duke përmbushur obligimet tona sipas kontratës së nënshkruar me NASA-n dhe shpresojmë se do të bashkëpunojmë edhe më tej”, ka deklaruar Roskosmos në një deklaratë.

NASA dhe Roskosmos kanë bashkëpunuar për më shumë se dy dekada.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ish-kongresmen republikan, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS, se ai ka ftuar Rogozinin për të vizituar selinë e NASA-s, duke i ofruar kështu një lehtësim nga sanksionet e drejtuara kundër tij.

Mediat amerikane nuk kishin raportuar shumë rreth kësaj ftese atë kohë.

Mirëpo kur një shkrim është publikuar më 1 janar në Politico rreth vizitës së tij në SHBA, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen i ka bërë thirrje NASA-s të tërheqë ftesën para se Kongresi “të detyrohet të veprojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat